Lidhja Demokratike e Kosovës është gati për të gjitha.
Kështu thotë nënkryetari i këtij subjekti politik, duke bërë edhe një komentim lidhur me qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti se ai nuk do të dorëhiqet, megjithëse ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme.
“Siç ka deklaruar Kryetari i LDK-se mbrëmë, kryeministri Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin. LDK nuk bën mocion, por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeministër, dhe natyrisht për qeverisje”, ka thënë Haziri.
“LDK nuk ia mundëson e as mundëson dëshirën për viktimizim. Veç dorëheqja pas dorëzimit!”.