
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin festiv “Babadimri i Politikos”, ua ka uruar të gjithë qytetarëve festën e Vitit të Ri.
Haziri e ka përshkruar vitin 2024 në kuptimin politik si “një vit që nuk duhet përsëritur”.
“2024-ta në kuptimin politik mos u përsërittë anjëherë. Viti i ardhshëm uroj për çdo familje, për çdo qytetar të jetë vit i ndryshimit në familjet e tyre”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, me diskutime interesante, muzikë festive dhe surpriza të shumta, “Politiko” premton të jetë një festë e vërtetë televizive.