Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Haziri pas takimit me Lajçakun: Nuk e kemi parë draftin e Asociacionit

 
   

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po mban në terr informativ partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e Asociacionit.

Haziri tha se nuk e kanë parë draftin por vetëm kanë diskutuar në terma të përgjithshëm në lidhje me atë.

Komentet ai i beri pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai nënvizoi se Kosova nuk duhet të humbas këtë momentum për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.