Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish deputeti Lutfi Haziri, tha se presidentja e vendit duhet t’i mbyll sytë para emërimit të kryeprokurorit të shtetit, derisa verifikimin e së kaluarës e bënë AKI-ja, jo kryeministri.
Haziri tha se para tri viteve Kurti u tallte me policinë e njësive speciale, derisa sipas tij tani mosbesim po shpreh me prokurorinë e shtetit.
“Këtu edhe kryeministri, edhe presidentja duhet me pa rolin e vet se Këshilli Prokurorial i Kosovës është organ i pavarur, kushtetues dhe profporma e dekreton kryeprokurorin, verifikimin e të kaluarës dhe pastërtisë e bënë AKI-ja, jo kryeministri me pëlqim. Ky është dështim.
Merre deklaratën e kryeministrit para 2-3 viteve çka thotë për policinë e shtetit, thotë ata njerëz shkojnë ushtrojnë nëpër pasqyre nëpër Facebook i shohin muskujt e vet edhe s’kam besim në Polici. Tash e ka parë gabimin por ky është ndryshim dhe pragmatizim i kryeministrit. Po a e din që njëmijë apo 10 mijë të rinj i ke ushqy ti mos me besu. Dëmi është bërë.
Del tash sot thotë, unë nuk i besoj prokurorit të shtetit, sot nuk e emëron kryeprokurorin. Presidentja duhet me i mbyllë sytë mos me e lexu emrin hiq. Ne duhet me u mësu në shtet me u sjellë me besim ku secili e kryen punë e vet në mënyrë të mirë, të drejtë dhe e zbaton atë detyrë”, u shpreh Haziri.
Ai gjatë diskutimit të realizimit të aksionit në veri, tha se aksioni i së dielës është realizuar me sukses falë heroizmit të rreshterit Bunjaku, prokurorit të rastit Naim Abazi dhe gjithë atyre djemve e vajzave të cilët siç tha ai, kanë mundur me pësua sikur Bunjaku.
“Por na ka dalë tregimi i mirë falë edhe heroizmit të rreshterit të policisë, edhe atyre që janë plagosë se edhe ata djem që janë plagos kanë mundur me qenë, edhe të gjallët janë heronj që kanë bërë heroizëm kanë mujtë më bë krejt ndryshe dhe iu kish rënë përgjegjësia në kokë por prokurori i rasti është Naim Abazi i cili e ka marrë këtë mandat dhe duhet të jetë prokurori i cili do ta zbardhë rastin. Ne kemi diskutu edhe jashtë emisionit për besimin, njerëzit në Kosovë e kanë humb besimin në shtet. Njerëzit në Kosovë po lypin atdhe më të mirë me jetu dhe njerëzit në Kosovë kur folin ..nuk është vetëm luftë hibride, këtë e ka bërë një qeveri e cila ka ardhë duke e ushqy frikën në këtë vend”, tha Haziri.