Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri: Po shihet se telefonatat e Kurtit me aleatët kanë të bëjnë me kërkesa të prekshme

 
   

Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka kërkuar sqarim nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend lidhur me kërkesat e aleatëve për përparim të  Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE.

Haziri deklaron se krerët shtetëror duhet ta bëjnë të qartë se çfarë obligimesh kanë marrë pas letrës së dërguar për anëtarësim.

“VV dhe partnerët e tyre nuk e kanë konfirmuar që ka kërkesa nga aleatët lidhur me votimin e ministrave në Këshillin e Evropës. Nuk ka konfirmim, ka pritje tjetër sepse të zbardhet kërkesa që vijnë nga aleatët sepse si duket letra e zotimeve, është e pamjaftueshme. Në të kundërtën, kryeministri duhet të sqaroj para Kuvendit, se a ka kërkesa shtesë, a është e pamjaftueshme letra e tyre shtesë që ai si kryeministër, Presidentja dhe kryekuvendari kanë marr obligime, që gjithçka që lidhet me Kosovën, kanë me implementu nuk kemi çka të komentojmë ashtu”, thotë Haziri.

Haziri ka vlerësuar se Kurti i ka dëmtuar raportet me aleatët.

Marrëveshjet e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel e Ohër e kanë degraduar njohjen De-Jure e De-Facto, thotë Haziri.

“Marrëveshja Kurti-Vuçiq e 28 shkurtit në Bruksel, dhe e 18 marsit 2023 në Ohër, ka marr obligime e ka degraduar njohjen De-Jure në De-facto, sepse nuk ka lëvizur në këtë drejtim. Ky kryeministër i ka dëmtuar raportet me aleatët, po shihet se telefonatat kanë të bëjnë me kërkesa të prekshme”, u shpreh Haziri.