Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri: Shkatërrimi i shtetit duhet ndalur shpejt me zgjedhje – LDK e gatshme me program me miliarda euro investime

 
   

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazir ka thënë se duhet ndryshuar imazhin e tanishëm të shtetit i cili nga partnerët tanë po shihemi si vend i politikave të këqija, qeveri që sjellë vendime pa e vlerësu impaktin tek njerëzit e vet.

E vetmja mundësi që ta ndalim shkatërrimin e shetit si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik është ndryshimi që duhet ndodhur me zgjedhje, a ndodh në verë apo në vjeshtë nuk ka kohë shumë, pra do të ndodh shpejt. Sigurisht që vendi duhet të orientohet kah e ardhmja, e kaluara jonë është e lavdishme, kemi fitu luftë me aleatët dhe duhet të sillemi korrekt me aleatët tanë në paqe. Momentalisht nuk ka siguri jurdike”, ka pohuar nënkryetari i LDK.

Sipas tij që shteti të kthehet në binarët e zhvillimit LDK-ja ka dizajnuar një program ku trajton gjitha problemet e Kosovës dhe zgjidhjen e tyre, ku me vizionin tonë dhe shifratë e planifikuara për investimet kapitale publike do të jenë miliardshe.

Ne kemi dizajnuar një program me 5 miliard euro investime në Kosovë, 1.2 miliard euro investime vjetore nga buxheti i Kosovës dhe koficient prej 150 euro për punëtorët e sektorit publik. Ky koficient është real dhe shkakton një stabilitet social dhe një rritje të qëndrushme për ekonomitë familjare”, ka shtuar Haziri.

Kosova sipas tij ka kapacitete për të rritur buxhetin për investime kapitale për të rritur pagat dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve të saj.