Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e liderit të partisë së tij, Lumir Abdixhiku. Haziri shkruan në Facebook se Kurti është dorëzuar dhe po kërkon viktimizimin.
Ai shkruan më tutje se, LDK-ja nuk bën mocion, por është e gatshme për zgjedhje të reja.
Postimi i plotë:
Siç ka deklaruar Kryetari i LDK-se mbrëmë, kryeministri Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin. LDK nuk bën mocion, por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeminister, dhe natyrisht për qeverisje. LDK nuk ia mundëson e as mundëson dëshirën për viktimizim. Veç dorëheqja pas dorëzimit!
LDK është gati për të gjitha!