Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Heidi Baci, me probleme shëndetësore/ Ish-konkurrentja e BBVIP tregon si paraqitet gjendja e saj: “Zhdukja” ime është e përkohshëm, do rikthehem sërish

Ndryshe nga banorët e tjerë të Big Brother VIP, të cilët u shfaqën shumë aktivë në rrjetet sociale pasi dolën nga shtëpia, Heidi Baci u “zhduk”. Shkak ka qenë gjendja shëndetësore jo e mirë.

Në festën pas përfundimit të Big Brother VIP, Heidi u shfaq gjatë gjithë kohës me syze dielli.

Sot me anë të një reagimi në Instagram, ajo ka sqaruar se ka një infeksion në sy. Teksa i falënderoi të gjithë për suportin, Heidi tha se do të rikthehet sërish sapo të marrë veten.

“E para e punës doja t’ju falënderoja të gjithëve për suportin. Unë e vlerësoj shumë. Më vjen keq që nuk kam postuar më parë, por këto ditë kam pasur disa probleme shëndetësore me sytë. Kjo është arsyeja që kam mbajtur syze. Mund të jetë ndonjë infeksion, ose stresi,. Por do kthehem së shpejti. Kjo është arsyeja. Doja tju falënderoja të gjithëve. “Zhdukja” ime është shëndetësore. Sa të marr veten do jem shumë më prezente”, tha ish konkurrentja e BBVIP, e cila u rendit e katërta në këtë edicion.