Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Helikopterë e aeroplanë në aksion për shuarjen e e zjarrit në Hatay të Turqisë

Një zjarr ka rënë në zonën pyjore të lagjes Sogukoluk në Hatay të Turqisë

Pas njoftimit, shumë helikopterë, avionë, spërkatës dhe personel u dërguan në rajon.

Zjarri i cili ka rënë në një pikë pranë vendbanimeve, vijon të ndërhyhet nga skuadrat ajrore dhe tokësore.

Helikopterët ushtarakë mbështesin edhe ekipet e zjarrfikësve.

Helikopterët ushtarakë ofrojnë gjithashtu mbështetje për ekipet që reagojnë ndaj zjarrit.

Efektet e zjarrit vazhdojnë në një sipërfaqe prej rreth 90 hektarësh”

Guvernatori i Hatay Mustafa Masatlı tha për Anadolu Agency (AA) se ekipet filluan menjëherë të përgjigjen ndaj zjarrit që shpërtheu në distriktin Soğukoluk.

Duke vënë në dukje se puna vazhdon për të vënë nën kontroll zjarrin, Masatlı tha:

“Efektet e zjarrit vazhdojnë në një sipërfaqe prej rreth 90 hektarësh. Sot sidomos me lagështinë e ulët dhe erën nga ana tjetër, efekti i zjarrit është duke u shtuar vende-vende. Vazhdojnë ndërhyrjet si nga ajri ashtu edhe nga toka në në rajonin tonë. Shpresojmë të mos hasim më situata negative. Vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e qytetarëve tanë. Zjarri është përhapur edhe në banesa nëpër vende. Nuk ka asnjë problem tjetër përveç dëmeve materiale aty, ndërhynë ekipet tona. Shpresojmë se do të vëni zjarrin nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Sipas mediumit turk  zjarri ka shpërthyer edhe në disa zona tjera.