Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Helikopterët ushtarakë përplasen në ajër, gjashtë të vdekur në Turqi

Dy helikopterë ushtarakë në Turqi u përplasën në ajër të hënën, duke shkaktuar rrëzimin e njërit prej tyre dhe duke lënë të vdekur gjashtë personel ushtarak në bord, thanë zyrtarët. Helikopteri i dytë u ul i sigurt.

Pesë nga viktimat vdiqën në vendin e aksidentit ndërsa, personi i gjashtë nga plagët e marra ndërroi jetë në spital, tha ministria e mbrojtjes.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Përplasja ndodhi në provincën jugperëndimore të Ispartës gjatë fluturimeve të rregullta stërvitore, sipas guvernatorit të rajonit, Abdullah Erin.

Një dëshmitar okular i rrëzimit të helikopterit tha: “Dy helikopterë u përplasën në ajër. Ne po vinim nga rruga kur u përplasën, njëri filloi të digjej në ajër. tjetri shkoi përpara dhe u ul”./AP