Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Hëna e re sjell mbarësi! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ndryshime rrënjësore, shenja që pret zgjerim të ekonomisë

Astrologe Meri Gjini ka bërë mëngjesin e sotëm parashikimin e Horoskopit për javën që sapo ka nisur. E ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” me modëratorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, Meri Gjini tha se kjo javë i dedikohet hënës së re. Një hënë e re te dashi do bëjë çdo iniciativë të re të mbarë.

Nisim një javë me dëshirë për të ndarë biseda, mendime e komunikim. Nga e mërkura duhet të jemi të maturuar me veprimet, me qëllim që hëna e re në datën 8 t’ju gjej mbarë.

Kjo hënë e re është shumë e mbarë për çështjet e punës, bankës, tregtisë, turizimit, tokës, trupit.

Kushdo që ka punë të tilla i urojmë mbarësi dhe mos të harrojë që kjo periudhë është shumë e mirë edhe për ata që kanë kurorëzimin e dashurisë në martesë.

Dashi
Dashi e nis javën me hënën e re në një pozicion shumë të rëndësishëm me diellin e vet. Është moment shumë i mirë për të rënë në një formë ujdie në aspektin emocional. Ajo që do të shënjoj është zgjerimi i bazës ku prodhojnë lekun, ose drejtëpërdrejtë rritja dhe përmirësimi i lekut. Nga vjet në pjesën e parë të vitit janë futur në çështje të rëndësishme profesionale dhe i kanë të gjitha mundësitë që po i trajtuan siç duhen, në fund të majit të vitit që vjen do krijojnë baza që zgjasin përjetësisht.

Demi
Hëna e re do jetë te ata. Nga datat 8 dhe në vazhdimësi, kur hëna të jetë e re dhe e futur seriozisht te demat do ndryshoj totalisht prioritetet. Çështjet që i përkasin bankës, shëndetit, trupit, ekonomisë. Një pjesë e mirë do ketë lajmet e mira me pagat e tyre, nisur nga data 8. Shënon fillimin e një periudh që do bëjë rivendosjen e ekonomisë. Por mos hyni shumë në çështje personale, pasi tendenca është për të parë gotën gjysëm bosh.

Binjakët
Komunikimi është arma juaj më e fortë dhe do jetë në maksimumin e potencialit dhe përcjelljen e saktë të informacionit që duan të japin. Nga data 8 dhe në vazhdimësi çështjet do të jenë shumë më të lehtësuara. Nga sot deri pasnesër zgjidhni çështjet e mbetura, që mos t’i mbartur në hënën e re dhe ritmin e saj.

Gaforrja
Do vazhdojë gjatë të ketë një ritëm të përshpejtuar të çështjeve profesionale. Një periudhë që do japi zgjidhje dhe përmirësime të shpejta. Problematikat që ka patur gaforrja nga vjet deri në muajin e kaluar kanë qenë pikpyetjet që i kanë munduar. Kjo periudhë do favorizojë në kthjellimin dhe qartësinë. Ajo që do dominojë këtë javë janë çështjet e reja në lidhje me familjen.

Luani
Marsi te Dashi dhe hëna e re te Demat favorizon fillime të reja pune. Për ata që kanë në plan bashkëpunime të reja, që duhet të diskutojnë dhe aplikojnë. Ka mbarësinë dhe mirësinë e vet për 13 ditë rresht nga data 8 dhe 13 ditë në vazhdim. Java nis me shqetësime të vogla, por gradualisht lehtësoheni.

Virgjëresha
Ndryshimi është ai që do ngjyrosë ditët dhe sidomos nga datat 8 më henën e re. Ndryshimet mund të jenë në drejtim të punës, projekte të reja apo degëzimi të reja që janë mbi punën që funskinoni. Çdo lloj ndryshimi nis mbarë dhe me këbën e djathë. Por nesër ose pasnesër del një kleçkë në lidhje me bankat.

Peshorja
Me çështje që i përkasin profesionit është pika e dobët dhe e fortë në këtë periudhë. Edhe peshoret që duan të nisin projekte part-time e kanë momentin shumë të favorshëm këtë periudhë. Hëna e re do i favorizoj më shumë në ekulibrin emocionl me njerëz që i kanë shumë të rëndësishëm. Ngrohet atmosfera. Nesër dhe pasnesër janë ditë që do merreni me detyrime që lidhen me punën.

Akrepi
E kanë Hënën e Re ballë për ballë. Kanë tendencën për të korigjuar dhe ndryshuar qasjen me njerëz që i kanë të afërt dhe bashkëpunojnë. Nuk do mungojë flirti për ata që janë në kërkim. Presim lajme të gëzuara në lidhje me çështje praktike.

Shigjetari
Puna është ajo që do dominojë në këtë javë. Është një hënë e re favorizuese per projekte të reja të mbëtura në tentavië. Venusi nxit zhvillimin, por për çështje që i duan shumë dhe i kanë afër zemrës.

Bricjapi
Tendenca e javës dhe e ditëve do i favorizojë në të afruarit me dikë që do rezultojë shumë i rëndësishëm në projektet praktike, profesionale, pronësie, shtëpi, çatie. Shtija-blerje janë ata që favorizohen shumë në muajin maj, e sidomos gjatë hënës së re. Dita e sotme ju përket juve, kështuqë merruni me veten sot dhe lini ngareksat familjare mënjanë.

Ujori
Duket sikur vendosja brenda amiljes është ajo që do lehtësohet gjat Hënës së Re. Kjo Hënë nuk favorizon fillimet e reja për ju. Me plutonin në të kunërt mund të organizoheni perfekt në atë që merreni dhe prodhdoni ekoniminë tuaj. Mos harxhoni energji në fillime të reja. Rregulloni atë që keni.

Peshqit
Hëna nxit ndryshimin për peshqit, por ndryshime që vijën nga të tjerët. Por sido të jetë ky ndryshim nxit përmirësimin e çëshjes së ekomosisë dhe çështjes së erosit. Nuk do ishte keq që për të zgjudhur problemet ekonomike të flisnin me një agjent në sistemin bankar, për lehtësi./vizionplus.tv