Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Hëngra doner dhe u helmova”, flet një nga pacientët e helmuar në Malishevë: Kam vjell për tre orë! Ai nuk është lokal, vendi është…

efundit

Ka arritur në mbi 100 numri i qytetarëve të helmuar në një restorant një ditë më parë, më 13 tetor, në Malishevë, ndërsa njëri prej tyre ka deklaruar për mediat se nga ushqimi që ka marrë janë paraqitur simptomat me vjellje menjëherë, asaj dhe personave të cilat kanë ngrënë bashkë.

Nder të tjera ajo është shprehur se “si e kemi ngrënë atë jemi helmuar, kemi vjellë, tri orë, nuk ka zgjatë më shumë. As bukë, as asgjë nuk kam ngrënë vetëm ujë”.

“Të mërkurën e kam ngrënë një doner në ora 19:00. Simptomat janë bërë në ora 23:00 të natës. Prej të mërkurës jam kështu, mbrëmë kam qenë më keq, ethe, temperaturë, vjellje, bark qitje… kështu. Vetëm aty jemi helmuar pronari im, një punëtor dhe një punëtore që kemi ngrënë, të tre dhe jemi helmuar. Nuk e di, vetëm doner, se çka ka pasur nuk e di. Si e kemi ngrënë atë jemi helmuar, kemi vjellë, tri orë, nuk ka zgjatë më shumë. As bukë, as asgjë nuk kam ngrënë vetëm ujë. Lokal që është midis rruge krejt pluhur bagerat. Ai nuk është lokal. Krejt pluhur në gojë e futim, nuk e di dje jam kanë më keq sot pak më mirë”, tha pacientja.

Ndërkohë, Drejtori i Klinikes Infektive, Arben Vishaj, konfirmoi për mediat kosovare se deri më tani janë shtruar në spital 12 persona me simptoma të helmimit nga ushqimi, të cilin e kanë marrë në lokalin në Malishevë.

“Për momentin në Klinikën Infektive gjithsej të hospitalizuar i kemi gjithsej 12 pacientë. Mosha e tyre është 8-vjeç deri në moshën 43-vjeçare. Mosha mesatare është 21-vjeçare. Dje kanë ardhur një gjithsej 11 pacientë, të cilat kanë manifestuar sëmundje në formë të vjelljes, heqjeve të barkut, dhembjeve të barkut, dhe në aspektin e anamnezës 6 deri në 72 orë më parë kanë konsumuar ushqim në një lokal dhe kanë ardhur në manifestime të tilla, të cilët kanë pasur indikacion që të hospitalizohen në Klinikën Infektive.

Pasojë e dehidrimit dhe ndryshimeve të vlerave të lehta është e mundur që ndonjëri të ketë manifestime të tilla, por në përgjithësi gjendja është stabile. Janë jashtë rrezikut për jetë dhe po bëjmë çmos që sa më parë të rikuperohen dhe të lëshohen. Në bazë të dhënave klinike bëhet fjalë për një salmanellozë, por rezultatet përfundimtare vijnë nga Instituti Kombëtar dhe me kohë do të informojmë”, tha Vishaj.

Ndërsa, zyrtari për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi tha se i janë përgjigjur rastit menjëherë dhe bashkë me policinë kanë filluar inspektimin te lokali ku janë shërbyer klientët në të cilin kanë hasur higjienë jo të duhur dhe mos dezinfektim, si dhe produkte pa origjinë.