Efi ka treguar se gjendet në ambjentet e spitalit dhe që do i nënshtrohet procedurës së anestezisë.
Personazhi i njohur televiziv, Efi Dhedhes, nuk e ka nisur ditën e sotme dhe aq mirë. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Efi ka treguar se gjendet në ambjentet e spitalit dhe që do i nënshtrohet procedurës së anestezisë.
Ajo ka publikuar një video në Insastory, në të cilën shpjegon që është hera e tretë që do i nënshtohet narkozës, ku herën e parë për shkak se ka bërë hundën, herën e dytë për shkak të apandesitit dhe tashmë, e cila është hera e tretë, shkak mesa duket është bërë stomaku i saj.
“Narkoza e parë për këtë vit. Mesa mbaj mend në vitin 2022, bëra një pasi bëra hundën. Në vitin 2023 bëra apandesitin dhe tani një të vogël për të parë stomakun tim të vogël. Uroj me kaq”, dëgjohet të thote Efi në video, bashkangjitur të cilit ka shkruar: “Me shëndet dhe narkozën këtë vit”.