Arian Imeri djali i ish-komandantit të Zonës Operative të Shalës, Gani Imeri, ka njoftuar për vdekjen e të atit, i cili ndërroj jetë pas një sëmundje.
Ai ka emocionuar me fjalët në postimin e tij në Facebook, derisa ka njoftuar për ceremoninë e varrimit të të ndjerit.
“Komandant Gani Imeri, heroi ynë na la! Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta babi, bashkëshorti, vëllau ynë…”, thuhet në postim.
Gani Imeri ishte njëri nga komandantët më të njohur në luftën e UÇK-së ku së bashku me familjen e tij kontriboi në luftën për çlirim.
Postimi i plotë:
TË ALLAHUT JEMI DHE TEK AI DO TË KTHEHEMI!
Komandant Gani Imeri, heroi ynë na la!
NJOFTIM
Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta babi, bashkëshorti, vëllau ynë, veterani dhe invalidi i luftës së lavdishme të UÇK-së, GANI (SHAHIN) IMERI.
Babi nuk është dorëzuar kurrë para asnjë sfide, as në luftë e as në paqe, po sot, ju dorëzua Allahut të madhërishëm.
Ti përveq që ishe lider i gjithë familjes tonë, ishe themelues i UÇK, njeri që veprove për fshatin,qytetin e kombin tënd në çdo hapë që e bëre. Historia do flet për ty çdo herë.
Ne sot mërzitemi por më e madhe se mërzia është krenaria për ty, dhe veprat tua që i le pas.
Jetofshim me kujtimet më të mira për ty.
Ju njoftojmë se homazhet dhe mbledhja komemorative për Gani Imerin do të mbahen në Palestrën e Sporteve ’’Jeton Tërstena’’ në Vushtrri.
12:00-13:30 Homazhe
13:30 Mbledhje komemorative
Ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme të Vushtrrisë, në ora 15:00!
Të pikëlluar,
Mbarë familja e madhe Imeri, qyteti i Vushtrrisë ku jetove, dhe shteti i Kosovës për të cilin luftove.