Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukruës Liburn Aliu, në një intervistë për emisionin ‘Udhëve’, për herë të parë ka folur për hetimet e Prokurorisë Speciale dhe intervistat që po iu bën zyrtarëve të lartë të Ministrisë që ai drejton.
Pas intervistimit në Prokurorinë Speciale, zëvendësministri Hysen Durmishi ka takuar ministrin Liburn Aliu, i cili po beson fort se nuk ka argumente për pretendimet që një operator i ka ngritur përmes një kallëzimi penal ndaj Durmishit.
“Durmishi është i pastër”, ka thënë ai.
Sipas Aliut, ka shumë pengesat në realizimin e projekteve të autostradave, çka po prolongon kryerjen e tyre me kohë.
“Kanë dal probleme të paparashikuara, sidomos probleme me shpronësimin dhe ka probleme teknike. Të gjitha këto probleme janë në zgjidhje e sipër”, ka thënë Aliu.
Aliu në emisionin ‘Udhëve’ ka folur edhe për menaxhimin e pellgjeve lumore, projektin e Autostradës në drejtim të Dheut të Bardhë, ratifikimin e marrëveshjes për tunelin Prizren-Tetovë, si dhe për borxhet e ambalazhimit.