Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hezbollahu lëshon mbi 100 raketa në Izrael pas vrasjes së komandantit të lartë

Kërkimi për personat e zhdukur në Bejrutin jugor pas një sulmi izraelit që vrau një zyrtar të lartë ushtarak të Hezbollahut vazhdoi për të tretën ditë të dielën.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se numri i të vdekurve është rritur në 45, me disa mbetje të dërguara për testim për të identifikuar viktima të tjera.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Ali Mohammed, një zyrtar dhe inxhinier lokal, tha se janë në kërkim të 15 trupave që kanë mbetur nën rrënoja.

“Sa i përket largimit të rrënojave, po vazhdon procesi, por po ecën ngadalë sepse nën rrënoja ka kufoma, të cilat po nxirren një nga një. Dje u gjetën 11 trupa, ndërsa natën u gjetën 6 të tjerë. Afërsisht 15 trupa kanë mbetur nën rrënoja”, tha Ali Mohammed – inxhinier ndërtimi.

Ndërkohë Hezbollahu i Libanit lëshoi ​​mbi 100 raketa herët të dielën në një zonë më të gjerë dhe më të thellë të Izraelit verior, me disa nga ato që u ulën pranë qytetit të Haifës, duke rritur frikën e një lufte të plotë pas muajsh tensionesh të përshkallëzuara.

Ushtria izraelite tha se raketat ishin lëshuar “në drejtim të zonave civile”, duke treguar për një përshkallëzim të mundshëm pasi breshëritë e mëparshme kishin synuar kryesisht caqet ushtarake.

E kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu premtoi se Hezbollahu i Libanit do ta marrë mesazhin e Izraelit.

“Gjatë ditëve të fundit kemi goditur Hezbollahun me një sërë sulmesh, që nuk mund t’i imagjinonte. Nëse Hezbollahu nuk e ka marrë mesazhin, ju premtoj se do ta bëjë”, u shpreh kryeministri izraelit

Sulmet janë pjesë e një cikli të ri të përshkallëzimit midis armiqve që ka ngritur frikën e një lufte gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme.

Kjo veçanërisht pas dy sulmeve të veçanta në Liban ditë ma parë, në të cilat pajisjet e komunikimit të Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në të gjithë vendin, duke vrarë 37 persona dhe duke plagosur më shumë se 3400 të tjerë.