Është ministri i dytë që vije nga diaspora për të kontribuar në qeverisjen e Albin Kurtit, mirëpo që mandatin e përfundon para kohe.
Njëjtë sikurse ministri i shëndetësisë Rifat Latifi, edhe ai i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka dhënë dorehqje.
Njoftimi i së martës që i kthyeri nga Norvegjia që kishte shërbyer edhe si ushtarak i këtij shteti nuk iu ka pëlqyer fort atyre që monitoruan punën e tij.
Ish-gjenerali, Kadri Kastrati pavarësisht që ka vlerësime për punën e Mehajt ngrit dyshimet për arsyet e dorëzimit të detyrës para përfundimit të mandatit.
“Një ministër i cili e ka avancuar jashtëzakonisht shumë me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe partnerët tanë të NATO-së në Evropë, një ministër i cili ka punuar në avancimin e bashkëpunimit rajonal që është i nevojshëm për Kosovën, një ministër i cili ka bërë përparim në blerjen e pasijeve, armatimeve mendoj që më paku janë arsyjet familjare, se çfare ka ai e di vet”, ka deklaruar Kadri Kastrati, ish gjeneral.
Anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Hisen Berisha largimin e Mehajt nga Ministria e Mbrojtjes e lidhë se përjashitmin e FSK-së nga ushtrimi Defender.
Për çka pretendon se kjo nuk ishte e pranueshme për Armend Mehajn.
“Ngrtija në mënyrë rapide e një anti-amerikanizmi në Kosovë që mendoj se është një ambient i pamundshëm për të funksionuar njerëzit me tipare të patriotizmit dhe atdhedashurisë siç kanë qenë të Mehajt”, ka deklaruar ai.
Paraqitjet e Armend Mahaj ishin të rralla në media, mirëpo këto të fundit në vazhdimësi kanë raportuar që gjatë mandatit të tij janë arritur që të blehen dronët “Bayraktar” nga shteti i Turqisë.