Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hidhet ujë dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit në Tiranë

Policia në Tiranë ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit me qëllim shpërndarjen e tyre.

Protestuesit janë shpërndarë për një moment, por nuk janë larguar.

Tirana është paralizuar që prej orës 17:00 këtë të martë prej protestës së opozitës.

“Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit po vijojnë me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet”, raporton TCH.

Deputetët janë ndarë në disa grupe në pikat kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Shumë prej qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me mjetet e tyre kanë ngelur të bllokuar prej më shumë se një ore tashmë.

Protesta e opozitës nisi me tensione që në minutat e para, pasi policia kundërshtonte bllokimin e akseve në kryeqytet. Deputetët e opozitës nga ana tjetër kundërshtuan efektivët dhe u përplasën fizikisht me ta.

Deri më tani ka disa të shoqëruar nga policia, ndërsa një person është lënduar nga uji me presion.