Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Hidhuni, do shpërthejë”/ Prag TRAGJEDIE, pushuesit tmerrohen pasi varka merr flakë (VIDEO)

Pushimet për pak u kthyen në tragjedi për dy persona, të cilët ishin duke udhëtuar me një varkë.

Ngjarja ndodhi në Traverse Bay, Miçigan, ku dy pushuesve iu desh të hidheshin në ujë pasi mjeti lundrues mori flakë.

“Është shumë vonë, hidhu nga varka. Hidhu nga varka. Do të shpërthejë”, dëgjohet t’i drejtohen njëri-tjetrit në videon e filmuar.

Një çift që ndodhej pranë ndihmoi dyshen, pasi i nxitën të hidheshin në ujë kur flakët u shtuan dhe varka mund të shpërthente. Më pas, çifti mundi t’i tërhiqte dy personat jashtë ujit. Një mjet lundrimi i emergjencave mbërriti në vendngjarje dhe fiku zjarrin.