Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hill për elementet e marrëveshjes me Serbinë: Duhet të jenë Asociaconi dhe një perspektivë më e gjerë për Kosovën

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë sot se personalisht beson se duhet të dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, në mënyrë që diçka e ngjashme të mos përsëritet, shkruan Euronews.

Ai ka thënë se s’mund të ketë zgjidhje të problemeve dhe ecje përpara pa marrëveshje politike dha pa perspektiva politike.

Hill ka potencuar se një nga elementet e zgjidhjes politike të problemit në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë perspektiva rajonale, ku njerëzit krijojnë besim për të punuar së bashku në zgjidhjet e problemeve.

“Unë gjithashtu besoj se disa politikanë duhet të vijnë dhe të shohin se cila është qasja për zgjidhjen e problemeve në Kosovë”, ka thënë Hill.

Ambasadori amerikan tutje ka shtuar se është e nevojshme edhe një marrëveshje politike për Kosovën, e cila përbëhet nga disa elemente, që janë, siç tha ai, Asociacioni i Komunave Serbe, si dhe një pamje më e gjerë dhe një perspektivë më e gjerë për Kosovën.