Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, do mbajë sot një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Takimi mes tyre do zhvillohet në Presidencën e Serbisë, në orën 12.00.
Këtë diskutim mes tyre e njoftoi dje Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Presidencës së Serbisë.
Kujtojmë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kohës së fundit i ka vazhduar kërcënimet e tij ushtarake për pushtimin e Kosovës, duke prezantuar madje arsenalin ushtarak që posedon ushtria e tij.