Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është sulmuar verbalisht nga disa gra serbe, teksa po shëtiste me bashkëshorten e tij rrugëve të Beogradit.
Sipas një videoje të publikuar në internet, supozohet se ato po protestonin për rolin e tij gjatë 1999-tës, kur Serbia ishte bombarduar nga NATO-ja.
“Vrasësi po shëtit në Beograd”, dëgjohen duke thënë ato.
“I ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, vazhduan gratë.
Por, diplomati amerikan nuk reagonte dhe vazhdonte rrugën e tij.
Christopher Hill, ishte i caktuar si emisar special për zgjidhjen krizës së Kosovës.
Tags: beogradChristopher Hillsulm verab