Disa përgjime të shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq janë publikuar të hënën në media.
Publikimi i këtyre incizimeve ka sjellë reagime të shumta të partive opozitare.
Sipas videove të publikuara, Kusari-Lila thuhet se ka zhvilluar biseda edhe me Milan Radojiciqin.
Lidhur me këto incizime ka folur deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.
Ai ka thënë se LVV-ja me publikim e këtyre incizimeve e ka cenuar sigurinë nacionale e shtetërore.
Ai thotë se Kusari-Lila ka bashkëpunuar me përfaqësuesit e organizatave kriminale të cilat vetë Qeveria i ka shpallur terroriste.
“Këto bisedime nga LVV-ja e kanë cenuar sigurinë nacionale e shtetërore. Ata janë munduar t’i paraqesin si improvizime të montuara e të fabrikuara por fakti është që këtu s’kemi të bëjmë me përgjime por incizime që dikush ka instaluar pajisje që e merr zërin e bisedave në mes personave që janë të përfshirë kjo është treguar se armiku brenda tyre është dikush i cili ka informacione të detajuara mes bashkëpunimit të tyre. Kemi të bëjmë me biseda të cilat janë koordinuar mes Qeverisë dhe shefes se deputetëve të VV-së me përfaqësuesin kryesor të organizatave kriminale të cilat po kjo qeveri i ka shpallur terroriste”, tha Berisha.
Ai thotë se shefja e GP të LVV-së ka zhvilluar biseda të ndjeshme që e prekin qytetarin e vendit me Listën Serbe.
Berisha ka deklaruar se biseda është bërë më një person që SHBA-ja e ka në listën e zezë.
“Po shihet që kanë marr mendimin e tyre për vendimmarrjet në Qeveri e Kuvend nga një person që në momentin që është zhvilluar kjo bisedë ai ka qenë në listën e zezë të SHBA-së. Kusari-Lila ka biseduar me ta me temat më të ndjeshme dhe lënduese , ka marr mendimin e tyre për Trustin e cila është temë e cila i ka prekur të gjithë qytetarët i kanë prekur edhe veteranët dhe ishin koordinuar me Listën Serbe për Ligin e Pagave po ashtu edhe për rrymën”, thotë Berisha.
Pas publikimit të përgjimeve mes Kusari-Lilës dhe Simiqit, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka kërkuar të shkarkohet shefja e deputetëve të VV-së.
Berisha ka thënë se Komisioni Zgjedhor duhet t’i nisë hetimet për këtë rast.
“Duhet të shkarkohet Kusari-Lila dhe Komisioni Zgjedhor duhet t’ia privojë mandatin e saj dhe të krijojë hapësirë që t’i vazhdojë hetimet dhe prokuroria duhet të veprojë për këto incizime edhe Kuvendit duhet të ngritë një Komision hetimor parlamentar dhe ta zbardhi këtë çështje”, u shpreh Berisha.
Berisha për përgjimet e publikuara të Kusari-Lilës me Simiqin: Vjosa Osmani të gjejë një zgjidhje sa më shpejtë
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani duhet të reagojë lidhur me përgjimet e publikuara ditë më parë të Kusari-Lilës dhe Simiqit.
Berisha thotë se presidentja duhet të gjeje një zgjidhje për ta shpëtuar situatën në vend.
Sipas tij, Qeveria Kurti duke propaganduar nuk ka kredibilitet të vazhdojë tutje.
“Presidentja e vendit duhet ta merr këtë përgjegjësi sa më shpejtë të gjejë zgjidhje që i takon edhe me kushtetutë dhe të gjejë një zgjidhje për ta shpëtuar situatën duke e thirrur një Qeveri të shpëtimit”.
“Kjo qeveri nuk ka kredibilitet të vazhdojë më tutje tendenca përmes propagandës që po mundohet ta bëjnë janë thjeshtë veti të cilat e përdorin shtetet me diktator komuniste e fashiste kjo është arma e tyre kryesore që përmes shpifjeve kauzave fiktive për ta fituar pushtetin të gjitha këto e tregojnë për shkollën që është i edukuar Albin Kurti e cila është e njëjta me Milloshefiqin shkolla e bërjes jurist që gjithmonë merr vendime që t’i bëjë dëme vendit”, përfundoi Berisha.