Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Histori filmash, 55-vjeçarja italiane i mori shtetit 100 mijë euro duke mashtruar se kishte ngelur 17 herë shtatzënë

Një grua italaine e ka pësuar keq pasi kishte mashtruar shtetin për 17 shtatzaqni, duke marrë si shpërblim mbi 100 mijë euro.

Mediat italiane raportojnë se 55-vjeçarja Barbara Loele u akuzua se kishte fituar me mashtrim një pasuri në përfitimet e qeverisë dhe kishte marrë pushime të konsiderueshme për shkak të një shtatzënie të rreme.

Nga 17 shtatzanitë e supozuara, 55-vjeçarja ka thënë se 7 i ka abortuar ndërsa 5 i ka lindur. Por në të vërtetë ajo nuk kishte qenë kurrë shtatzënë, pasi në vend të fëmiëjs ajo vendoste jastëkë, vetëm me qëllim që të përfitonte shpërblimin.

Prokurorët thanë se mashtrimi ishte krijuar përmes certifikatave të vjedhura të lindjes nga një klinikë në Romë, së bashku me dokumente të tjera të falsifikuara.

Partneri i saj 55-vjeçar, Davide Pizzinato, thuhet se u tha oficerëve gjatë marrjes në pyetje se ai e dinte “shumë mirë” se Loele nuk ishte kurrë shtatzënë. Ai dyshohet se ka dëshmuar kundër saj për të marrë një dënim më të lehtë, pasi akuzohej si bashkëpunëtor i saj.

Megjithatë, gruaja tha se pesë fëmijët ekzistojnë dhe se shtatzënitë e saj ishin të vërteta. Më në fund, 55-vjeçarja italiane u dënua me një vit e gjashtë muaj burg.