Eliona dhe Valoni, njëri boksier dhe tjetra gazetare, kanë qenë të pranishëm në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.
Ata kanë treguar se janë njohur gjatë një ndeshjeje boksi të Valonit, ku Eliona ndodhej për raportim.
Valoni ka thënë se Eliona i ka pëlqyer shumë sapo e ka parë, duke thënë se ishte dashuri me shikim të parë.
Ndërsa Eliona ka thënë se ka qenë elokuenca që i ka pëlqyer te Valoni.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Si ndodhi?
Eliona: Ka qenë dashuri me shikim të parë. Unë shkova në shkurt të viti të kaluar të raportoja për Valonin, dhe aty nisi.
Brikena Prifti: Si nisi gjithçka Valon?
Valoni: Eliona ka qenë një ditë mbrapa ndeshjes së boksit. Unë e kam parë aty si gazetare, më ka pëlqyer shumë. Më pëlqeu shumë, por nuk menndova se do të kisha kontakt me të. Fola me të por kisha stresin e ndeshjes. Pasi fitova ndeshjen, mendova se si të kisha kontakt me të.
Brikena Prifti: Si ka qenë momenti i parë?
Valoni: Kemi patur një takim para ndeshjes, më ka pëlqyer shumë si vajzë.
Brikena Prifti: Po për Elionën çfarë të tërhoqi vëmendjen?
Eliona: Kisha patur edhe intervista të tjera, por sporti i boksit nuk më pëlqente shumë. Por duke biseduar me Valonin më pëlqeu shumë, ne gazetarët flasim shumë, por ky ma kalonte.