
Ndonëse dorëzuan sot pozitat e tyre, deputetët e VV-së deklaruan se do vazhdojnë punën deri tek marrja e një vendimi tjetër.
Avokati i njohur, Taulant Hudaj tregoi se a është e mundur një gjë e tillë nga qeveria në detyrë.
Sipas tij, ai veprim lejohet edhe me Kushtetutë.
“Dikujt ka me i pëlqy e dikujt jo, por nëse ky rast shkon në Gjykatën Kushtetuese, Qeveria në detyrë ka të drejtë edhe nëse zgjedhen deputet me i kry detyrat. Është në përputhje me Kushtetutën dhe nenin e tridhjetë, qeveri në dorëheqje por duhet me i kry detyrat“, deklaroi Hodaj.