Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Hodaj tha se problemi ekziston në bazë, pasi Ligji për Dhomat e Specializuara ia lejon Prokurorisë që në çdo fazë të sjellë prova të reja, qoftë pas ngritjes së aktakuzës, qoftë pas konfirmimit të saj e qoftë edhe në mes të procesit gjyqësor.
“Katër herë e kanë ndryshuar aktakuzën, pas konfirmimit. Mund ta ndryshojnë edhe katër herë të tjera.
Kjo është ndryshe prej asaj që e praktikojmë ne. Por, kjo është e lejuar në bazë të ligjit që është miratuar për Dhomat e Specializuara”, tha Hodaj.