Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hodhi mbetjet në rrugë, Rama publikon videon: 1 milion lekë gjobë nuk mjaftojnë për këtë zotërinë, sanksionet duhen rritur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një qytetari, i cili në kulmin e sezonit hedh mbetjet në rrugë.

Sipas kryeministrit, 1 milionë lekë gjobë për këtë person nuk mjaftojnë, ndërsa paralajmëron se sanksionet do të rriten.

“1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm.

Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor”, shkruan Rama.