Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann, do të largohet para kohe nga posti i saj në fund të kësaj vere. Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 Shtatori 2023, ku pritet të marrë një tjetër post të lartë në shërbimin diplomatik.
Prej datës 2 Gusht të vitit 2022, Christiane Hohmann ka qenë në vendin tonë si ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian. Më parë, ajo ka qenë ambasadore e Gjermanisë në Estoni, në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe ka mbajtur disa poste të tjera të larta në shërbimin diplomatik, shkruan TVKlan.
Largimi i diplomates gjermane e lë bosh postin e ambasadorit të BE në Tiranë. Me shumë gjasa, zëvendësuesi i Hohmann pritet të mësohet në vjeshtë.
Tags: BEChristiane HohmannTiran