Dashi
Gjatë orëve në vijim do të keni ndjesinë se keni kapërcyer një pengesë të madhe dhe kjo për faktin se do të mund të përfitoni nga një pamje më e qetë astrale në krahasim me ditët e fundit, veçanërisht në dashuri.
Demi
Një moment i vogël stresi për ju; përpiquni të shmangni diskutimet në familje… Gjatë gjithë javës së kaluar keni qenë subjekt i luhatjeve të humorit. Tani do të jetë e rëndësishme të shmangni thëniet që nuk i mendoni.
Binjakët
Në këtë fazë të jetës suaj duhet të jeni më praktik. Mbani shpenzimet nën kontroll dhe shmangni hapat më të gjatë se sa mundeni. Tani do të duhet të vendosni se cilën rrugë do të ndiqni, jo vetëm nga pikëpamja profesionale.
Gaforrja
Dëshironi të flisni për dashurinë pa asnjë maskë. Shumë do të duan të heqin qafe një “gur” të madh që ju rëndon prej disa kohësh. Në përgjithësi jeni një person shumë besnik, por disa ndryshime në humor mund t’ju detyrojnë të bëni gabime.
Luani
Ju pret një javë e qetë: shumë mund të ndihen të lodhur dhe dikush do të flejë keq. Në dashuri do të duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos nxitoni për të marrë përgjigje.
Virgjëresha
Yjet premtojnë shumë sinqeritet. Pavarësisht disa problemeve praktike, me Diellin disonant, mund të lindin huti të forta dhe çdo vendim do të duhet të merret në mënyrë të vendosur.
Peshorja
Ju pret një javë e rëndësishme veçanërisht për të folur për paratë. Keni mundësi të mëdha në mendje, ku edhe mund të gjeni terren pjellor në javët e ardhshme.
Akrepi
Jupiteri në shenjën tuaj ju jep një kapacitet të madh për veprim, manovrim… Nëse mendoni se keni gjetur personin e duhur, kjo mund të jetë dita e duhur. Keni një shans shumë të mirë për realizimin e këtij qëllimi.
Shigjetari
Dielli është në kundërshtim të qartë në shenjën tuaj dhe kjo ngadalëson negociatat dhe marrëveshjet. Korriku do të jetë një muaj i rëndësishëm. Javën e ardhshme ju mund të përfitoni nga Hëna që do të jetë në anën tuaj.
Bricjapi
Rënie fizike në shikim për shumë prej jush. Së shpejti do të ketë një fazë rikuperimi, që nuk duhet ta nënvlerësoni. Gjatë kësaj kohe mund të ndërtoni diçka të rëndësishme falë intuitës suaj. Dikush do të përpiqet të hedhë baltë mbi ju, por pa ia arritur qëllimit. Jeni po aq edhe i fortë!
Ujori
Gjatë orëve në vijim do të mund të vini në jetë ide që për të tjerët janë të paimagjinueshme. E gjithë kjo falë krijimtarisë suaj të madhe. Në këtë periudhë do të vini në lojë aftësitë tuaja. Por kini kujdes: pak lodhje dhe disa pengesa mund të shkaktojnë ngadalësime dhe vonesa.
Peshqit
Disa prej jush nuk kanë pasur kohë për të dashurin tuaj. Është koha për t’u larguar nga mendimet negative. Hiqni dorë nga apatia që ju kap shpesh.