Dashi
Do të ndiheni të sigurt për lidhjen tuaj asgjë nuk do mund të ndikojë te ju. Mund të planifikoni me entuziazëm plane dhe aventura të reja. Ka një konkurrencë të madhe në punë. Por ju do mund t’i tregoni të gjithëve aftësitë tuaja. Megjithatë duhet të shmangni tensionin.
Demi
Kjo e mërkurë do të jetë ditë interesante nga shumë këndvështrime. Në dashuri mund të përjetoni emocione të forta. Beqarët do shprehin ndjenjat për një person që pëlqejnë prej kohësh. Në punë do keni përparim.
Binjakët
Në dashuri do të ndiheni të nënshtruar dhe të lodhur. Gjërat nuk po shkojnë ashtu siç do të dëshironit. Mundohuni t’i sqaroni problemet me partnerin tuaj dhe të gjeni një kompromis nëse ka pasur keqkuptime. Edhe në punë nuk do të jepni maksimumin tuaj. Keni nevojë për durim.
Gaforrja
Kjo e mërkurë do jetë pozitive në dashuri dhe mund të keni një takim interesant, veçanërisht nëse keni disa kohë që jeni beqarë. Nga sot deri në fund të muajit do të ketë lajme të mëdha. Në punë mund të krijoni bashkëpunime të reja. Ndoshta do të vijë një propozim që duhet të vlerësohet me kujdes.
Luani
Do të jetë një ditë e çuditshme në dashuri, me dyshime dhe pasiguri. Do të mendoni se partneri juaj nuk është i duhuri apo nuk ju do mjaftueshëm. Sqaroni veten që të mund ta mbyllni muajin në paqe. Në punë hapen mundësi të reja.
Virgjëresha
Ju merrni disa provokime dhe ngarkesa, sidomos në vendin e punës, por përpiquni të mos reagoni. Përndryshe do krijohen probleme me këta persona. Do të ndiheni të shqetësuar dhe do të keni shumë gjëra për të bërë edhe pse nuk ju pëlqen fare.
Peshorja
Kjo e mërkurë do të jetë një ditë e veçantë në dashuri. Ndikimi i Venusit dhe Marsit mund të rikthejë një dashuri të vjetër, megjithëse këshilla është gjithmonë të shmangni vendimet e nxituara. Në punë keni nisur një rrugë të re që po përparon pa probleme.
Akrepi
Hëna është e favorshme dhe kjo mund të sjellë lajme pozitive. Në punë dikush mund t’ju nervozojë, mbani larg kolegët që duan t’ju pengojnë. Ju mund të bëni një propozim.
Shigjetari
Në dashuri është koha të tregoheni të kujdesshëm dhe të matni fjalët tuaja, pasi mund të pendoheni. Për më tepër në dashuri, përpiquni të shmangni grindjet dhe diskutimet. Disa prej jush do të ndihen pak çuditshëm, sikur diçka në marrëdhënie po ndryshon, por kjo është vetëm një ndjenjë, asgjë për t’u shqetësuar. Në punë nuk është koha për të bërë kërkesa.
Bricjapi
Nëse ka pasur debate, është më mirë të përballeni me forcë. Diçka nuk shkon në punë, veçanërisht në planin ekonomik. Ndoshta keni shpenzuar përtej mundësive tuaja dhe financat nuk janë mirë. Zgjidhini çështjet e rëndësishme sa më shpejt të jetë e mundur, pa u shqetësuar.
Ujori
Mund të ketë takime të reja për beqarët. Mos i nënvlerësoni, veçanërisht nëse keni qenë vetëm për një kohë. Nëse është dikush që ju intereson, jini të guximshëm. Në punë, ata që kanë punë të papërfunduar do të marrin shumë shpejt përgjigje.
Peshqit
Hëna në shenjën tuaj sjell një ditë shumë pozitive në dashuri. Ata që janë në një lidhje për një kohë të gjatë mund të bëjnë plane për të ardhmen, si martesa apo një fëmijë. Në punë është koha për të rindërtuar gjithçka nga e para. Filloni një projekt të ri dhe demonstroni aftësitë tuaja.