Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Horoskopi ditor për sot, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Do i zgjidhni me qetesi sot problemet qe keni pasur ne cift dhe do hyni ne nje faze tjeter edhe me te bukur. Do benit mire te tregoheshit edhe pak me tolerante. Beqaret do kene nje ndikim te dyfishte nga planetet. Disa do i shtyjne te dalin neper takime dhe disa te tregohen te matur. Ne planin financiar do iu duhet me patjeter te merrni ndonje hua sepse nuk do ia dilni dot.

Demi

Neptuni nuk do jete aspak i favorshem gjate kesaj dite per jeten tuaj ne cift. Mos e provokoni shume partnerin sepse do keni konflikte me te. Beqaret duhet te tregohen me te rezervuar dhe te kujdesshem me hapat qe do behen. Ne planin financiar do keni fat. Kjo do iu shtyje te beni investimet qe keni menduar, madje do hiqni edhe disa lek menjane. Me ne fund!

Binjakët

Beni pak perpjekje sot qe ta ndryshoni rutinen e jetes suaj ne cift gjate kesaj dite sepse po vazhduat keshtu do merziteni mjaft. Beqaret do jene shume kerkues dhe nuk do vendosin kollaj per te filluar nje lidhje. Kjo eshte gje e mire, por mos prosni gjate sepse dikush tjeter do ua mare “fatin”. Financat do jene delikate per shkak se nuk kujdeseni aspak per shpenzimet.

Gaforrja

Nje takim impresionues pritet gjate kesaj dite per ata qe jene beqare. Perfitoni dhe emocionet do jene te shumta. Ata qe jane ne nje lidhje nuk duhet te kene zili te tjeter, por duhet te shtojne dozat e imagjinates per te ndryshuar sa me pare rutinen. Ne planin financiar do perballeni me disa probleme dhe do e keni te veshtire t’ia dilni mbane. Kujdes!

Luani

Jeta juaj ne cift do jete edhe me e bukur sesa ju e kishit menduar gjate kesaj dite. Do i shprehni te dy ndjenjat dhe do ndiheni me mire. Do kaloni mjaft momente romantike. Beqaret nga ana tjeter duhet te behen me te duruar dhe te presin ende per shpirtin binjak. Ekuilibri buxhetor nuk do tronditet aspak. Vazhdoni me te njejten strategji dhe do keni permiresime te ndjeshme.

Virgjeresha

Sot do arrini ta bindni partnerin tuaj te beje ate qe ju deshironi dhe kjo do t’ju kenaqe pa mase. Nga ana tjeter komunikimi dhe bashkepunimi do mbizoteroje gjate gjithe kohes. Beqaret do kthehen ne specialiste te joshjes. Do e beni per vete sa hep e mbyll sytre ate qe iu pelqen. Ne planin financiar analizoni mire gjithcka para se te beni investime te medha.

Peshorja

Ciftet do kelojne nje dite pasionante dhe te mbushur me emocione. Nuk do deshironi te ndaheni per asnje moment nga ai qe dashuroni. Nese jeni beqare dhe ende nuk keni gjetur personin e pershtatshem, sot do i keni te gjitha mundesite per ta arritur qellimin. Shfrytezojini! Ne planin financiar gjerat nuk do shkojne ashtu si i mendonit keshtu qe kujdes!

Akrepi

Jeta sentimentale e cifteve do jete e qendrueshme gjate kesaj dite. Do e kuptoni qe me nje shikim nevojat e partnerit dhe do e beni ate te ndihet me mire. Per beqaret asgje nuk do ndryshoje. Behuni te duruar nese doni te gjeni personin e pershtatshem. Ne planin financiar situata do vazhdoje te jete e mire. Shpenzoni me maturi dhe nuk do keni as tronditjen me te vogel.

Shigjetari

Do jeni shume kokeforte gjate kesaj dite dhe nuk do i pranoni aspak kritikat e partnerit. Kujdes sepse mund te lindin edhe mosmarreveshje me te. Beqaret do kene ndryshime rrenjesore ne jeten sentimentale. Pergatituni shpirterisht! Fianncat do ndikohen mjaft nga Merkuri. Do keni fat dhe do jeni me te qerte per hapat qe duhet te hidhni.

Bricjapi

Dite e kenshme kjo e sotmja per te dashuruarit. Pas nje periudhe te zymte dhe me mosmarreveshje, do jeni me te qete dhe do filloni t’i pranoni gabimet. Beqaret do kene me teper mundesi te ndeshen me personin e duhur. Bejini syte kater qe ta gjeni me lehte ate. Financat do jene te dobeta per shkak te shpenzimeve te shumta qe do kryeni. Kujdes!

Ujori

Merkuri do jete planeti me i favorshem sot per jeten tuaj sentimentale. Dialogu dhe bashkepunimi do mbizoteroje gjete gjithe dites. Nuk do keni asnje debat. Beqaret nuk duhet te krijojne iluzione te kota sepse do lendohe. Merrini gjerat shtruar dhe me optimizem. Financat do jene te mira, keshtu qe mund te beni edhe ndonje transaksion te nevojshem.

Peshqit

Ka gjasa qe marredhenia juaj me partnerin te permiresohet gjate kesaj dite. Do kuptoheni me mire me njeri tjetrin dhe do i shprehni me teper ndjenjat. Vazhdoni ne kete rruge. Beqaret do kene takime interesante. Perfitoni sa te mundni, por mos u nxitoni te merrni vendime te menjehershme. Financat do jene te ekuilibruara dhe nuk do keni as me te voglin problem.