Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Horoskopi ditor për sot, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Do tregoheni shumë striktë në dashuri sot dhe shpesh do e vini partnerin/en në siklet. Mos e teproni nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje të mëdha. Beqarët do duhet të marrin disa vendime të cilat mund t’ua ndryshojnë përfundimisht jetën. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri.

Demi

Dialogu nuk do mungojë për asnjë moment sot në lidhjen që keni krijuar. Nga ana tjetër partneri/ja do iu joshë gjatë gjithë kohës dhe do iu bëjë të ndiheni më së miri. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese pa qenë të sigurtë për personat. Në planin financiar shmangni shpenzimet e tejskajshme.

Binjakët

Nëse mendoni se ka ardhur koha ta zyrtarizoni lidhjen tuaj flisni seriozisht me atë që keni në krah dhe bëjani të qartë gjërat. Boll më duke e shtyrë kohen pak e nga pak. Beqarët do jenë të privilegjuar në dashuri. Edhe pse nuk e kane kërkuar me ngulm princi i kaltër do mbërrijë. Financat do duan më shumë kujdes dhe maturi.

Gaforrja

Marrëdhënia në çift do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite. Do flisni për gjithçka me partnerin/en tuaj dhe do i harroni problemet që keni pasur dikur. Beqarët do i japin me shumë prioritet jetës familjare dhe miqve. Dashuria për ta do jetë në vend të dytë. Dielli do iu ndihmoje ta përmirësoni situatën financiare.

Luani

Do keni disa përballje të vogla sot me atë që keni në krah, megjithatë nuk pritet asgjë alarmuese. Mos mendoni gjithmonë se jeni ju që keni të drejtë. Beqarët do kenë mundësi ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Bëjini sytë katër. Financat do jenë mjaft të luhatura. Nuk është momenti i duhur për të kryer shpenzime.

Virgjëresha

Plutoni do jetë i vendosur keq në qiellin tuaj të dashurisë dhe problemet ndërmjet jush dhe partnerit/es do jenë të mëdha. Mos u nxitoni për asgjë. Beqarët do kenë takime mjaft impresionuese me persona të veçante. Problemet materiale duhet t’i zgjidhni sa më shpejt të mundni. Edhe shpenzimet duhet t’i ulni.

Peshorja

Jeta juaj sentimentale do jetë e mbushur me surpriza të këndshme sot. Do jeni të gatshëm të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm që atmosfera të nxehet. Beqarët do jenë më të mbyllur në vetvete dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do iu bëhen për të dale. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë.

Akrepi

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do argëtoheni pa fund me personin që keni në krah. Çdo moment do jetë i veçantë dhe emocionues për ju. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim dhe do i studiojnë mirë personat që do takojnë. Në planin financiar duhet të tregoheni më vigjilentë se kurrë më parë.

Shigjetari

Jeta juaj sentimentale do ndjekë drejtimin e duhur sot. Jupiteri do iu nxitë të tregoheni më të hapur dhe t’i pranoni më lehtësisht mendimet e atij që keni në krah. Ai nga ana e tij do iu surprizojë gjithë kohës. Beqarët nuk do hedhin asnjë hap pa qenë të sigurtë. Financat nuk do jenë të mira, kujdes me shpenzimet.

Bricjapi

Ndryshime rrënjësore do ketë sot në jetën sentimentale të çifteve. Ata që kanë pasur debate do ndihen më të qetë, ndërsa ata që kanë pasur një lidhje të qëndrueshme do bëjnë plane për të ardhmen. Beqarët do kenë surpriza të këndshme. Në planin financiar çdo gjë do shkoje më së miri.

Ujori

Çiftet do gjenden përballë disa zgjedhjeve të vështira, por që duhet t’i bëjnë sot me patjetër. Mendohuni sa të mundni, por jo vetëm për veten tuaj. Beqarët do pëlqejnë jashtë mase një person që sapo ka filluar një angazhim serioz. Mërkuri do ndikojë tek financat dhe do i mbajë ato gjithë kohës të qëndrueshme.

Peshqit

Nëse jeni në një lidhje mos kërkoni të impononi mendimin tuaj mbi partnerin/en sepse do keni mosmarrëveshje të shumta. Pranojini sugjerimet e tjetrit dhe toleroni. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni të matur.