Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Horoskopi kinez: Nëse keni lindur në këto vite, 2024 është viti juaj

Horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose “shtëpi”. Por në ndryshim, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo 1 muaji

Pra, shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes.

Në Kinë, vitet përllogariten sipas sistemit kohor të Hënës. Viti i Ri Kinez fillon më 1 shkurt dhe ka 12 kafshë të cilave u përgjigjen vite të caktuara. Viti 2024 është viti i Dragoit dhe i përket atyre që kanë lindur në vitet: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024. Sipas horoskopit kinez, Dragoi përfaqëson autoritetin, prosperitetin dhe fatin e mirë. Ata që kanë lindur në vitin e Dragoit njihen për sjelljen e tyre magjepsëse, personalitetin e veçantë dhe aftësitë e forta drejtuese.

Në kulturën kineze, Dragoi zë një vend të rëndësishëm si një krijesë e mbarë dhe e jashtëzakonshme, e pashembullt në talent dhe përsosmëri. Simbolizon fuqinë, fisnikërinë, nderin, fatin dhe suksesin. Rrjedhimisht, viti 2024 parashikohet të sjellë mundësi, ndryshime dhe sfida. Nëse jeni duke kërkuar një ndryshim në jetën tuaj aktuale, ky vit mund të ofrojë një shans të favorshëm.

Nëse jeni kuriozë për shenjën tuaj në horoskopin kinez:

Miu: 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020
Bualli: 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021
Tigri: 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022
Lepuri: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023
Dragoi: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024
Gjarpri: 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019