Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Horoskopi, po aq “i nxehtë” sa vera/ Nga shenja më me pak fat tek ajo më shumë, parashikimi i yjeve për muajin qershor

Muaji qershor është muaji i favorizimeve. Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimi e horoskopit për muajin qershor.,

Dashi: Në çështjet që kanë të bëjnë me financat dashi ka një mundësi. Dashi ka një sekret, një rëndësi në fushën e ekonomisë dhe financave, do të fillojnë një punë të tyre, dhe do të ketë rritje të të ardhurave. Lidhur me dashurinë, ndikimi më favorit është me peshore dhe ujor sepse do të dominojnë me këtë muaj kaq favorit.

Demi: Qershori ndihmon të rikuperojnë gjëra të së shkuarës. Nga mesi i muajit mërkuri lëviz me shpejtësi dhe do shkojë në gaforre, dhe i japin mundësi për të nisur diçka dhe të favorizohen shumë në punën e tyre. Kanë dy lajme shumë të mira në këtë muaj në lidhje me një çështje pune që e presin. 15 ditshi i dytë është mjaft pozitiv dhe stabilizues në gjëra të mëdha. Do të ketë udhëtime pune dhe marrëveshjet që do të bëjnë do t’i mbyllin gjatë kësaj periudhe. Ndërsa në anën shpirtërore, mundësitë me bricjap dhe virgjëreshë është perfekte. Edhe pse me akrep kanë pasur debate punë mund të dashurohen dhe të shkojnë në altar.

Binjakët: Duket se Jupiteri në shenjën e binjakëve është ndikimi më i mirë që do të ndodhin këtë vit. Kanë ndikime favorizime dhe është koha më e mirë në stabilizime dhe ndryshime që ju do të keni. Por është edhe momenti fantastik në lidhje me disa ndryshime që do të bëni, që do të thotë karrierë. Është një moment fantastik në lidhje me disa udhëtime, kemi të bëjmë me investime. Mirë do të ishte që disa çështje të shkuara që lidhen me të shkuarën, t’i mbyllin. Ndërsa në çështje shpirtërore, lidhjet me shigjetarë të dhjetëditëshit të parë dhe peshore të dhjetëditëshit të tretë është perfekt dhe një ndikim i mirë është lidhja me peshqit.

Gaforre: Duket se kanë një mundësi. Nga mesi i muajit do të thotë paralajmërim, vendim. Momente të lumtura sepse gaforret zgjidhin probleme profesionale, çështje të mëdha që kanë lënë pas dore. Karriera partneritete, ndryshime të mëdha, njohje të rastësishme bëhen realitet dhe nisin një çështje pune në role drejtuese. Pranoni ndryshimet edhe pse mund të mërziteni, por do të keni shumë ndryshime këtë muaj. Është muaj i begatë, do të jetë pak e vështirë në fillim, por do të stabilizohen sepse lidhet me ekonominë., Është një mundësi shumë e mirë në çështjen e ekonomisë , me disa investime, në një kreditim që do të marrin është koha e tyre. Në çështje shpirtërore, lidhje me bricjape të dhjetëditëshit të parë dhe gaforre të dhjetëditëshit të tretë është perfekte.

Luani: Mundësitë që kanë, një shitje që do të bëhet, ose do të jepet një objekt një pasuri e paluajtshme dhe u jep mundësi në rinovime shumë të mëdha që ata kanë. Dhe është një moment i mirë. Për profesionet e lira ka një mundësi të artë dhe nëse kanë ndërmend të bëjnë një punë të dytë është momenti i tyre. Në këtë javë dhe në vazhdim të muajit qershor do të dalin shumë të fituar. Dhe kanë një gëzim shumë të madh. Për dashurinë kanë të bëjnë shumë me ujor. Një lidhje që kanë pasur me një dem duket se rregullohet dhe shkojnë në martesë.

Virgjëresha: Ky muaj ka të mirën dhe të vështirën, të hidhurën dhe të ëmblën. Çdo gjë që ndikohet tek virgjëresha sepse kushtet në punën tuaj do t’ju lodhin disi dhe duhet të vendosni mes asaj që duhet të bëhet urgjent dhe asaj që duhet të bëhet me kohë. Shumë gjëra do të dalin në sipërfaqe. Afërdita është planeti i ekonomisë. Po ashtu në për ata që merren me tregti do të kenë shumë fitime. Ndërsa për çështjet shpirtërore lidhjet perfekte janë me dem dhe ujor.

Peshore: Hapen horizontet e jetës, largohen vështirësitë e mëparshme. Ka një moment shumë të mirë tani. Në çështjen e profesionit do të ketë ndikime, lehtësira financiare, një moment pozitiv sepse edhe presioni i njerëzve të afërt që mund të keni, ju do të ecni përpara. Gjithmonë peshoret kanë pasur probleme, por vjen momenti që do të zgjidhni një problem shumë të madh dhe do të jeni në një moment shumë të lumtur. Në anën shpirtërore edhe pse jeni pak fajtor do të keni një mundësi shumë të mirë tani. Do të kenë një njohje vazhdimësie. Lidhje, martesë…

Akrepët: Do të ikin nga vatra e luftëra, kanë pasur shumë debate dhe po vjen një moment që të tretët do të kuptojnë gabimet. Mundësi që ata kanë nga mesi i muajit u jep mundësi në çështje financiare dhe çështja e romancës. Akrep Dem dhe akrep me luan është perfektja. Po ashtu një njohje e papritur në një udhëtim.

Shigjetarët: Në marrëdhëniet që do të keni tani, pune diplomacinë, ndryshime edhe pse marsi sjell tensione, duhet të bëni kujdes nga një shitje që do bëhet. Shigjetarët janë shenja që nxitohen. Por tani kanë mundësi për t’u stabilizuar në fushën e karrierës. Në anën shpirtërore, lidhjet me Dash dhe Virgjëreshë është perfektja.

Bricjapët: Qershori është shumë i rëndësishëm në fushën profesionale. Jupiteri tek binjakët favorizon komunikimet njohjet e reja, është një moment që tani mund të korrin frytet e tyre. Në çështjet shpirtërore lidhjet me luan, akrep edhe dash janë ideale.

Ujorët: Qershori është freskues për ujorët. Do të kenë zgjerime të aktivitetet, ekonomisë. Një lotari është e mundur të ndodhë, një punë e re, një blerje shtëpie. Ka ardhur momenti të gëzoheni në çështjet në fushën e ekonomisë. Në çështjet shpirtërore lidhje me akrep dhe binjak është perfektja dhe ujor me ujor të dhjetëditëshit të tretë është perfektja.

Peshqit: Një klimë e mirë po fryn për ju. Deri dje ka qenë vështirësi, por keni mundësi të ecni përpara dhe do të keni shumë çështje pozitive në lidhje me profesionet apo role drejtuese është momenti shumë i mirë për ta. Kontratat është mirë t’i bëjnë pas datës 16. Është mirë të ndjekin instinktin e tyre. Në çështje shpirtërore lidhje perfekte janë ato me peshore, bricjap dhe gaforre.