Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Hotel Continental” hoteli ikonik i Ulqinit me pamje kah deti e Kalaja – vendi i eksperiencave të paharruara

Ulqini është vendi i pushimeve, eksperiencave të mrekullueshme, i kujtimeve të pa harruara.

Riviera e Ulqinit është pasuruar me hotelin ekskluziv në kushte dhe shërbim, “Hotel Continental”.

“Continental” është ndër hotelet më të njohura , elitare të qytetit të lashtë e të bukur të Ulqinit, që mirëpret turistë nga e gjithë bota, të cilët e kanë adresë të preferuar qytetin bregdetar të Ulqinit.

Hotel me katër yje, i cili përmbush pritshmëritë e pushuesve falë të mikpritjes, shërbimit, cilësisë së ushqimit, dhomave komode dhe pastërtisë absolute.

“Hotel Continental” ndodhet në qendër të qytetit, vetëm 10 metra larg bregut të detit, me tarraca kah deti e dielli për rrezitje, me dyqane afër dhe pamje mahnitëse të Kalasë.

View this post on Instagram

A post shared by Ardi – ℍ𝕠𝕥𝕖𝕝 ℂ𝕠𝕟𝕥𝕚𝕟𝕖𝕟𝕥𝕒𝕝 – 𝐇2𝐎 (@ardi_hotelcontinental_h2o_)

Pozicionimi përballë Kalasë së njohur e fantastike të Ulqinit e të Plazhës së Vogël, e bënë edhe më magjike pamjen për të gjithë.

Dhomat luksoze që ofrojnë komoditet të plotë për mysafirët, shërbim deri në detaje, shijet e kuzhinës mesdhetare, janë vetëm disa nga ato që ofron ky vend, që e vlen të vizitohet dhe të shijohet e bukura e detit.

Për “Continental”-in mund të thuhen një mijë fjalë, por edhe vetëm një: “I pakrahasueshëm”!