Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Hotel Imperial” në Tale për një eksperiencë ndryshe dhe pushime që nuk harrohen

Shqipëria më nuk është adresë e preferuar pushimesh vetëm nga shqiptarët e Kosovës dhe kjo vërtetohet lehitësisht. Shteti amë, për shkak të resurseve natyrore dhe veçanërisht vijës bregdetare të mrekullueshme, është bërë pikë turistike tejet e lakmuar edhe nga të huajt.

Këtë herë “Kosovarja” ka vizituar Talen, që është një destinacion krejtësisht për t’u zbuluar. Uji blu, rëra kokërr madhe, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e favorshme janë arsyet pse pushuesit po e kërkojnë gjithnjë e më shumë plazhin e Tales. Është një bregdet mjaft i bukur dhe me shumë zona ende të virgjëra që nuk shfrytëzohen. Pushues vendas e të huaj e konsiderojnë si plazhin më të mirë familjarë.

Pika jonë e parë e ndalesës për shumë arsye ishte hoteli “Imperial”. Ky hotel me kapacitete mesatare, prej tre vitesh është bërë simbol pritjeje për mijëra turist shqipëtar e të huaj. Kërkesat e tejkalojnë mundësinë e hotelit për të pritur dhe akomoduar klientët.

Arsyeja më e fortë pse njerëzit duan të ndalen tek “Hotel Imperial” është qetësia, dhomat e rehatshme të areduara me stil, por edhe hapësira që posedojnë. Në dhomat e këtij hoteli për shkak të hapësirës optimale, mund të marrësh frymë lirshëm. Kushtet janë ideale, me kondicioner, televizion, frigorifer, wifi dhe e veçanta është se në secilën dhomë ka edhe tryezari.

Restauroni është një nga pikat e forta të “Hotel Imperial”, pasi ka menu të pasur me gatime mesdhetare, që kënaqin shijen e secilit klient. Shija dhe servirja janë “no coment”. Ndërkohë, pamja e tercës është histori në vete, pasi ofron një peisazh natyror që nuk mund të gjendet diku tjetër dhe në perëndimin e diellit është thjesht briliant.

Hoteli posedon edhe një pishinë të jashtme me pamje egzotike, me ujë të filtruar dhe që ofron fresk e komoditet të plotë për pushuesit. Pishina e “Hotel Imperial” e vlen në çdo kohë.

Në këtë hotel të njohur në Tale të Shëngjinit, në këtë zonë ku numri i hoteleve është tejet i vogël, takon edhe shumë turistë të huaj që zakonisht vijnë në grupe, e që duan ta eksplorojnë këtë pjesë ende të virgjër të bregdetit shqiptar.

Hoteli punon vetëm ne sezonen e verës, por shumë shpejtë kjo gjë edhe mund të ndryshojë për shkak të kërkesave të klienteles aktive, që shpesh për raste festash dhe evente të ndryshme private, e rezervojnë komplet restaurantin, tersen dhe pishinën.

Arsyet për të qenë në Tale dhe në “Hotel Imperial” janë të shumta. Vizitoni dhe shijojeni eksperiencën e të pushuarit në kuptimin e plotë të fjalës.