Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka vazhduar fushatën në vendlindjen e tij në Rahovec.
Ai ka shkruar se çdo fshat e çdo qytetar tashmë janë të vetëdijshëm për dëmet që i ka shkaktuar qeverisja e Albin Kurtit për katër vjet.
“Çdo fshat dhe çdo qytetar tanimë është i vetdijshëm për dëmet që i ka shkaktuar kjo qeverisje e dobët për 4 vite. Qytetarët janë të gatshëm për t’i dënuar me votë ata që herën e kaluar i mashtruan dhe i gënjyen”, ka thënë Hoti në një postim në Facebook.
“Bashkë do t’i prijmë fitores së madhe për Kosovën”, ka shkruar ai.