Kryetari i Komisionit Parlamentar për të Zhdukurit, Andin Hoti, i ka shkruar letër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për hapjen e arkivave.
Kjo është bërë në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 2 maj midis Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Albin Kurti ka treguar se kërkesa është që të hapet dokumentacioni i klasifikuar i brigadës së motorizuar “37”, që është përgjegjëse për një mori masakrash në Kosovë.
Deri më tani, Hoti nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga Vuçiq, nëse do të bëhet hapja e arkivave.