Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoti: Kurti e Mehaj do të duhej të dorëhiqeshin pas përjashtimit nga “Defender 23”

 
   

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në një situatë normale, Kosova duhej të ishte gati pothuajse në proces të zgjedhjeve nacionale.

Kjo sepse sipas tij, me rastin e përjashtimit të Kosovës nga Defender 2023, Kurti është dashur të jepte dorëheqje.

Në atë moment që FSK-ja është përjashtuar nga “Defender 2023”, e cila ishte ëndërr e atyre ushtarëve, në atë moment kryeministri është dashur të japë dorëheqje bashkë me ministrin e Mbrojtjes”.

Sikur mua të më kish ndodhur ajo punë, një minutë në s’do të mund të qëndroja në zyrë. Si qëndron në zyrë ti kur ta kthejnë ushtrinë te shpija. Çfarë arsye tjetër duhet tjetër për një qeveri, për një kryeministër që të japë dorëheqje për ta kthyer normalitetin në vend”, tha Hoti.

Tutje ai tha se me Qeverinë Kurti pas dy vitesh përjashtohen e në qeverisjen e vitit 2020, Hoti tha se na ftuar të bëhemi pjesë e pjesë e forcave ndërkombëtare.

Ne ishim në kulmin e ballafaqimeve politike me opozitën e atëhershme në kuvend, por aty u bëmë bashkë sepse ishte një e arritur shumë e madhe që ushtria e Kosovës të bëhej pjesë e ushtrisë së ShBA-së. Pas dy viteve, ushtria e Kosovës përjashtohet nga ushtrimet e përbashkëta. Me këtë qeverisje, pas dy viteve përjashtohen, e në atë qeverisje na ftuan të bëhemi pjesë e forcave ndërkombëtare”, tha Hoti