Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoti: Mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me krejt botën demokratike

 
   

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë e vendit pasi sipas tij, më 19 mars do të dialogojnë në Bruksel me Serbinë për çështjen e dinarit.

Hoti tha se në vend që vendimet të merren në Prishtinë, në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve të Kosovës, qeveria shkon të dialogojë në Bruksel.

Para një jave thonin se nuk diskutojnë në Bruksel për çështjen e dinarit. Tani detyrohen të ulen në tavolinë”.

“Në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve e të vazhdohej dialogu i nisur për marrëveshje finale për njohje reciproke, mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me gjithë botën demokratike”, shkroi Hoti.

Më tej, Hoti tha se Qeveria Kurti ia dha të mbrapshtën vendit, krijoi status quo të re, e bllokoi procesin eurointegrues, solli sanksione, cenoi raportet shtetërore me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe i bëri “pikë e pesë shqiptarët në Luginë e në Maqedoni të Veriut”.