Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoti: Nuk kemi asnjë informacion të vetëm nga Serbia për personat e zhdukur

 
   

Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka folur edhe rreth takimit të fundit që kanë pasur delegacionet nga Kosova dhe ai i Serbisë për të diskutuar rreth të pagjeturve.

“Siç e dimë, nga data 2 Maj kur edhe është miratuar deklarata për persona të zhdukur në Bruksel, si dhe letra e 1 Qershorit drejtuar Vuçiqit, nuk kemi asnjë informacion të vetëm nga Serbia. Në Gusht 2023 dhe Janar 2024 i jam drejtu z. Borrellit në lidhje më këtë, dhe ne takimet e radhës mes zv. Kryeministrit Bislimi pritet të ngritët si shqetësim i yni kjo çështje”, shprehet ai.

Për Hotin takimi i fundit i jashtëzakonshëm mes delegacioneve nuk ka prodhuar ndonjë agjendë.

‘’Takimi i fundit i jashtëzakonshëm mes delegacioneve, nuk ka prodhu deri me tani agjendë, mirëpo jemi në pritje nga ICRC te miratohen minutat e takimit, dhe pastaj te dhënat e tyre (nga Serbia) presim te na sjellën si agjende gërmimesh. Në fakt, Serbia është arsyetuar që është duke bërë hulumtime në kërkesat tona, siç janë: rrethina e Novipazarit, kthim në Batajnicë, Peruqas dhe Petrovosello. Si dhe lokacionet tjera për të cilat presim informata nga Serbia’’, tha Hoti.