Ish-kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi ka përmendur katër problemet e pagës minimale, që u miratua javën e kaluar me ligj.
Sipas tij, nuk janë përfillur procedurat ligjore e nuk është përfillur formula për caktimin e pagës minimale. Madje thotë se janë shkelur dy konventa të Organizatës Botërore të Punës lidhur me hapat që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale.
Hoti pohon se niveli prej 250 euro i pagës minimale është caktuar vitin e kaluar dhe sot nuk vlen ai vlerësim pasi janë rritur dukshëm çmimet e mallrave elementare.
Postimi i plotë:
Katër problemet e pagës minimale, që u miratua javën e kaluar me ligj:
1. Nuk është përfillur procedura ligjore për caktimin e pagës minimale, pasi nuk ka pasur dakordim mes partnerëve socialë (qeverisë, bizneseve dhe sindikatave);
2. Nuk është përfillur formula për caktimin e pagës minimale, e cila formulë bazohet në koston e jetesës;
3. Janë shkelur dy konventa të Organizatës Botërore të Punës lidhur me hapat që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale;
4. Niveli prej 250 euro i pagës minimale është caktuar vitin e kaluar, para inflacionit që përjetuam, dhe sot nuk vlen ai vlerësim pasi janë rritur dukshëm çmimet e mallrave elementare.