Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoti: Qeveria dëmshpërbleu disa kompani me miliona, por jo edhe arsimtarët, mjekët e veteranët

 
   

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook ka komentuar raportin e buxhetit të vitit 2023.

Sipas tij, kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 milionë euro për shkak të inflacionit, derisa janë injoruar shumë kategori të tjera në nevojë.

Postimi i plotë:

Sipas raportit të buxhetit për vitin 2023, kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 mil euro për shkak të inflacionit.

Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera.

Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit.

Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori.