Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë sot homazhe te varri i ish-deputetit të partisë së tij, Agim Kikaj.
Bashkë me Hotin ishin edhe deputeti dhe deputetja i LDK-së, Driton Selmanaj dhe Rrezarta Krasniqi.
“Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, bëmë nderime te vendi ku prehet deputeti Agim Kikaj. Me kolegët Rrezarta I. Krasniqi dhr Driton Selmanaj së bashku me familjen Kikaj, kujtuam Agimin, deputetin dhe prindin shembullor, i dedikuar në shërbimin ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi Hoti në Facebook.
“Agimi besonte në vlera demokratike dhe i avancoi ato në kuadër të veprimtarisë së tij në LDK për afër tri dekada. Prehu në amshim i dashur Agim”, ka thënë Hoti.