Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoti: S’mund të gjendet asnjë projekt madhor i Qeverisë Kurti, populli s’ia pa hajrin buxhetit

 
   

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin EURO n7 me Menduh Abazin, ka thënë se s’mund të gjendet asnjë projekt madhor që e ka realizuar Qeveria Kurti.

Deputeti Hoti ka thënë se populli s’ka parë asnjë të mirë nga buxheti. Sipas tij, buxheti i Qeverisë Kurti është shndërruar në buxhet subvencionesh.

“Kur të ndalesh me mëndu çka ka realizu për këto vite kjo qeveri nuk të kujtohet as edhe një projekt i vetëm madhor, pra populli nuk pa asnjë të mirë nga ky buxhet, ose me thënë ndryshe nuk ka pa hajr prej këtij buxheti. Në fakt buxheti i kësaj qeverie është shndërrua në buxhet të subvencioneve, sado që janë të rëndësishme subvencionet por kur ato shndërrohen në çështje kryesore të buxhetit tregon se këta nuk ja kanë haberin për zhvillim ekonomik”, ka thënë ish kryeministri Hoti.

Në anën tjetër ish kryeministri Hoti ka paraqitur për herë të parë edhe shpenzimet e qeverisë Kurti për ndërmarrjet publike, ku nga 49 milionë sa ishin në vitin 2017 tash janë në 233 milion euro, ndihma e subvencioneve për ndërmarrjet publike ku këto tashmë janë bërë barrë e rënd e shtetit.

“Ja ku e shpenzon buxhetin qeveria Kurti, në kushte normale do të duhej që ky 49 milionshi i vitit 2017 do të duhej të shkonte duke u zvogëluar, ndërsa ka ndodhur e kundërta pra është rrit në 233 milion euro. Kjo qeveri ka shkarkuar krejt bordet, krye shefat kinse me përmirësua gjendjen financiare por e ka ndodh e kundërta gjendje financiare është rënduar çka po shihet edhe me ndarjen e buxhetit për to. Edhe në projeksionet buxhetore të bëra nga vet ata shihet se nuk ka asnjë përmirësim të vetëm tek këto ndërmarrje”, ka shtuar Hoti.

Qeveria Kurti, sipas deputetit Hoti, nuk ka menaxhuar apo përmirësuar asnjë gjë tek ndërmarrjet publike vetëm se ka mashtruar opinionin publik me termin”gjakderdhje financiare”.