
Deputeti i Lidhjes Demokratike (LDK) Avdullah Hoti është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE) për Kosovës Tomas Szunyog.
Hoti bëri të ditur se me Szunyog-un kanë biseduar për situatën politike në vend dhe veprimet e nevojshme për daljen nga kriza”.
“LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik”, ka thënë ai.
Hoti ka theksuar se veprimet e LDK-së do të jenë gjithmonë “në koordinim me partnerët strategjik për të vazhduar drejt synimeve të përbashkëta”.