Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hovenier: Mbesim të bashkuar në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Ukrainës

 
   

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se mbeten të bashkuar me aleatët në mbështetje të pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës.

Këtë Hovenier e tha në eventin e organizuar sot në Prishtinë nga QUINT-i, në nderë të Ditës Kombëtare të Ukrainës.

”Sot, ne shënuam Ditën Kombëtare të Ukrainës dhe nderuam qëndrueshmërinë e popullit të Ukrainës.

Dy vjet e gjysmë pas pushtimit të plotë të Rusisë, ne mbetemi të bashkuar në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Ukrainës. #QëndroniMeUkrainë”.