Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hovenier në takimin e fundit me Kurtin: Bashkëpunimi me SHBA-në i hap rrugën Kosovës drejt integrimeve

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar sot takimin e tij lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti, duke përmbyllur mandatin e tij si përfaqësues diplomatik në Kosovë.

Hovenier përmendi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si kyç për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Diskutuam përparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike,” shkroi ambasadori Hovenier pas takimit.