Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hovenier për anëtarësimin në NATO: Na ndihmoni që të ju ndihmojmë

 
   

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier, u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian në vitin 2030, është ambicioz, kurse për anëtarësimin në NATO tha Kosova duhet ta ndihmojë ShBA-në në mënyrë që edhe ajo ta ndihmojë Kosovën.

Këto deklarata Hovenier i tha në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, ku po merr pjesë edhe Donika Gërvalla dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

“ShBA nuk vendosin kush është shtet kandidat e kush do integrohet, dot ë thotë të jemi anëtarë në vitin 20230 është ambicioze por ne do donim që të shohim progres të madh. Nga ana e NATO-së kemi një rol dhe duam të avancojmë, por duhet që Kosova të na ndihmojë neve e që ne ta ndihmojmë Kosovën”, tha ai.

Tutje Hovenier tha se Kosova mund të avancohet në rrugët e saj të integrimit vetëm përmes dialogut.

“Besoj që jemi në një pikë kthese dhe normalisht që vendoset nga Qeveria e Kosovës, do ishte shumë e qartë nëse më pyesni mua, duam të shohim Kosovën e avancuar në trajektoren euroatlantike i kanë mjetet, e vetmja mënyrë është përmend dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, këtë shkronjën D të dialogut do ta përforcoja edhe më shumë”, tha ai.

Ambasadori amerikan tha se shpreson që Qeveria e Kosovës të jetë më energjike sa i përket dialogut me Serbinë.

“Shpresojmë që të shohim përpjekje më energje3tike të ecim përpara, jam i vetëdijshëm që është dialog i dyanshëm në këtë drejtim ka brenga që Serbia do ta shfrytëzojë mundësinë apo rrethanat për ta penguar progresin e Kosovës, s’do ta sfidoja këtë si mundësi. Ajo që mund të them që strategjia më e mirë është që të bëjë çdo gjë të mundur për të treguar vullnetin e mirë, kreativitetin e vazhdueshëm, përkushtimin e vazhdimit për obligimet që i ka marrë përsipër”, tha ai.

Hovenier tha se pret nga Qeveria t’i dëgjojë këshillat që ua kanë dhënë.